DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani përkujton Masakrën në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë dhe atë në Sllovi të Lipjanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrave në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë dhe atë në Sllovi të Lipjanit.

Në Lagjen e Boshnjakëve, forcat e regjimit gjenocidal serb ekzekutuan 23 civilë të pafajshëm, teksa në atë të Sllovisë, 45 civilë shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë në datat 15 e 16 prill 1999.

“Gjithnjë do ta kujtojmë të kaluarën, gjithmonë do t`i kujtojmë të rënët dhe çdoherë do të kërkojmë drejtësi për viktimat”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.