presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja për iftar në familjen e Halil Hasanit, e cila ka katër djem të rrëmbyer dhunshëm gjatë luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu për iftar ka qëndruar në familjen e Halil Hasanit, në Vinarc të Mitrovicës.

Presidentja Osmani ka thënë se liria e kësaj familje ende nuk ka marrë kuptim nga ankthi për fatin e katër djemve të tyre të rrëmbyer dhunshëm gjatë luftës. 

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes: 

Në Vinarc të Mitrovicës, u mirëpritëm për iftar në familjen e Halil Hasanit, liria e së cilës ende nuk ka marrë kuptim nga ankthi për fatin e katër djemve të tyre të rrëmbyer dhunshëm gjatë luftës. Dhimbja e tyre është edhe e jona, ndaj sonte solidarizohemi dhe bashkëndjejmë me ta sikurse edhe me mijëra familje të tjera në Kosovë dhe angazhohemi që si institucione të ofrojmë gjithë përkrahjen e nevojshme.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.