Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, ka nisur sot ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës, me ç`rast gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Gjilan, ku ka marrë pjesë në disa aktivitete.
“Një ditë intensive me përplot takime në Gjilan. E nisa nga këtu serinë e vizitave nëpër komunat e Kosovës, në një takim me kryetarin energjik, z.Alban Hyseni. Shqetësimet, preokupimet dhe problemet do t`i adresojmë bashkërisht”, ka thënë Presidentja Osmani.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes:
Një ditë intensive me përplot takime në Gjilan. E nisa nga këtu serinë e vizitave nëpër komunat e Kosovës, në një takim me kryetarin energjik, z.Alban Hyseni. Shqetësimet, preokupimet dhe problemet do t`i adresojmë bashkërisht. Në shkollën “Nazmi Hoxha”, prej sot nxënësit me nevoja të veçanta do ta kenë më të lehtë qasjen falë një projekti të UNICEF-it, të cilin e përuruam sot. Me përfaqësues të strehimores dhe të shoqërisë civile, diskutuam për pozitën e grave, eliminimin e dhunës mbi baza gjinore, fuqizimin e grave dhe përfshirjen në vendimmarrje. Kurse te bizneset, pashë përkushtimin e tyre që të punojnë parreshtur edhe në këtë kohë kur përballemi me kriza. Do të vazhdojmë me vizitë në Dobërçan të Gjilanit ku pritemi nga familja e dëshmorit Nusret Hajdari.
Komunat e zhvilluara e bëjnë shtetin e zhvilluar.
Shihemi në komunën e rradhës.