DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani në 24- vjetorin e vrasjes përkujton heroin Ilir Konushevci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 24- vjetorin e rënies, ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci dhe mjekun tropojan, dëshmorin Hazir Malaj.

“Liria dhe Iliri janë një. Konsistenca në luftën për liri ishte virtyt i Ilirit. Idealizmi e bëri që përpjekjes për lirinë e vendit të mos i ndahet deri në fund të jetës, duke u bërë hero i Kosovës. Sot e kujtojmë me respekt figurën e njeriut të radhëve të para të UÇK-së, i cili krahas bashkëluftëtarëve sikurse Hazir Malaj, synimin e brezave për liri e shtet e bën realitet.  Për Ilirin e Hazirin duhet drejtësi, ndërkaq kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.