DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani merr pjesë në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla

Presidentja Osmani merr pjesë në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës CamillaPublikuar më:2023-05-06 20:23:49
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla të Mbretërisë së Bashkuar.

Deklarata e plotë e Presidentes:

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, dua të përcjellë urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Ndërsa jemi dëshmitarë të kësaj dite historike, le të kujtojmë fuqinë e miqësive dhe aleancave dhe rëndësinë jetike të forcimit të tyre. Jam e bindur se aleanca në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe lidhjet e forta në mes popujve tanë do të forcohen përgjatë udhëheqjes së Mbretit!”

This site is registered on wpml.org as a development site.