presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takon Mbretin Charles III dhe liderë të tjerë botëror në pritjen e organizuar nga Mbreti

Në një pritje të organizuar nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar liderë të tjerë nga vende të ndryshme, përfshirë Mbretin Charles III, të cilit i përcolli urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës.

“Sonte në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, përcolla urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës, si dhe kisha mundësinë të bashkëbisedoj me liderë të tjerë për thellimin e raporteve tona me shtete mike anekënd botës”, ka thënë Presidentja Osmani.

Me ftesë të Mbretit Charles III, Presidentja Osmani e shoqëruar nga Zotëriu i Parë Prindon Sadriu, po qëndron në Londër për ceremoninë e Kurorëzimin të Mbretit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.