DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Londër, ka takuar të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit dhe forcimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.

“Së bashku me Lordin Peach diskutuam zhvillimet e fundit, përfshirë hapa të rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për ta forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Presidentja Osmani.

This site is registered on wpml.org as a development site.