Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka përkujtuar veprimtarin Ismet Rraci, në 21 vjetorin e vrasjes.
Presidentja Osmani ka thënë se ai ia kushtoi tërë jetën atdheut. Si kryetar i Komunës së Klinës ai punoi pareshtur që vendi i tij i dashur, Kosova, të çlirohej dhe të bëhej vend i lirë e i pavarur, duke dhënë kontribut të shquar në shërbim të qytetarëve të Komunës së Klinës.
“Fatkeqësisht, vetëm dy vjet pas çlirimit, më 23 prill 2001, u vra pabesisht, derisa po shkonte në punë. Atë ditë, jo vetëm Klina, por e gjithë Kosova humbi një veprimtar të palodhur, një intelektual e atdhetar të shquar, i cili në kohët më të vështira i doli zot atdheut e popullit të tij”, ka thënë Presidentja Osmani.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Sot 21-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë Ismet Rracin, njërit ndër veprimtarët më të devotshëm të çështjes së Kosovës. Veprimtar ndër më të hershmit, ai ia kushtoi tërë jetën atdheut. Si kryetar i Komunës së Klinës ai punoi pareshtur që vendi i tij i dashur, Kosova, të çlirohej dhe të bëhej vend i lirë e i pavarur, duke dhënë kontribut të shquar në shërbim të qytetarëve të Komunës së Klinës.
Fatkeqësisht, vetëm dy vjet pas çlirimit, më 23 prill 2001, u vra pabesisht, derisa po shkonte në punë. Atë ditë, jo vetëm Klina, por e gjithë Kosova humbi një veprimtar të palodhur, një intelektual e atdhetar të shquar, i cili në kohët më të vështira i doli zot atdheut e popullit të tij.
Për kontributin e tij dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, më 2004 ia kishte ndarë z. Rraci “Urdhrin e Pavarësisë”.
Klina dhe e gjithë Kosova do ta kujtojë përherë z. Rraci, për guximin intelektual e qytetar, trimërinë, atdhedashurinë dhe kontributin në shtetndërtimin e Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit!