presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani bëri nderime te shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe vizitoi familjen Rugova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 24 majit- Ditës së Presidentit, së bashku me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu dhe vajzat Dua dhe Anda, kanë bërë nderime te shtatorja e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

“Pavarësia ishte ideali i tij jetësor, të cilin e përjeton ky brez dhe të tjerë pas tij”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Gjatë ditës së sotme, Presidentja Osmani, ka vizituar edhe familjen e Presidentit Rugova.

“Në familjen e Presidentit Rugova, dera është gjithnjë e hapur për miq. Në Ditën e Presidentit, çdo vit pritja shoqërohet edhe me tortën e Presidentit, gatuar enkas për këtë ditë nga duart e arta të znj. Fanë, për ta kujtuar atin themeltar të Republikës”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.