presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Në Ditën e Presidentes, Presidentja Osmani vizitoi fëmijët e kopshtit “Shtëpia Magjike” dhe mirëpriti ata të shkollës fillore “Migjeni”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 24 majit – Ditës së Presidentes, përveç aktiviteteve tjera, sot ka vizituar fëmijët e kopshtit “Shtëpia Magjike” nga fshati Besi, si dhe ka pritur në kabinet nxënësit e talentuar të shkollës fillore “Migjeni” nga fshati Stanoc i Epërm.

Statusi i plotë i Presidentes:

Ditën e Presidentes e vazhduam me më të dashurit tanë – fëmijët.

Me fëmijët e kopshtit “Shtëpia Magjike” nga fshati Besi provuam muffins me vulën e Presidentit, ndërsa më pas, kabinetin tim e vizituan nxënësit e talentuar të shkollës fillore “Migjeni” nga fshati Stanoc i Epërm, të cilët i dhanë edhe më shumë kuptim kësaj dite.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.