DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara ka qenë thelbësore për sukseset e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara ka qenë thelbësore për sukseset e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit.

Në takimin e sotëm me Ndihmës Sekretarin Todd Robinson, u dakorduam ta vazhdojmë punën drejt arritjes së qëllimit tonë të përbashkët: luftimin e krimit të organizuar transnacional me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët tanë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.