...

Presidentja Jahjaga vizitoi vullnetarët e Korpusit Amerikan të Paqes në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga së bashku me drejtoreshën e Korpusit Amerikan të Paqes në Kosovë Darlene Grant, vizitoi vullnetarët e këtij korpusi të cilët janë të angazhuar si arsimtar të gjuhës angleze në shkollën e fshatit Fortesë të Komunës së Rahovecit, në shkollën e fshatit Dobërdolan dhe në gjimnazin e qytetit në Suharekë.

Presidentja Jahjaga pasi pa nga afër punën e tyre i përgëzoi vullnetarët për kontributin e çmuar që ata po e japin për  qytetarët e Kosovës. Ajo tha se angazhimi i tyre është shumë domethënës jo vetëm për nxënësit që janë përfituesit e drejtpërdrejt, por për gjithë shoqërinë  dhe institucionet e  Kosovës.Presidentja Jahjaga tha se vullnetarët janë ura lidhëse që forcojnë miqësinë midis popullit të Kosovës dhe popullit amerikan.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.