DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi Policinë e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga zhvilloi një vizitë përshëndetëse në Policinë e Kosovës ku u prit nga drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, z. Shpend Maxhuni me bashkëpunëtorë.

Presidentja Jahjaga theksoi se Policia e Kosovës gëzon një reputacion të lartë, si një ndër institucionet më të besuara në vend dhe kjo është arritur falë punës dhe angazhimit të pakursyer të të gjithë pjesëtarëve të policisë. Ajo tha se Policia e Kosovës, duke u kujdesur për sigurinë e vendit, sigurinë e qytetarëve, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e krimit dhe luftën ndaj terrorizmit, me shumë sukses po e kryen detyrën e saj dhe po garanton mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z.Shpend Maxhuni e falënderoi Presidenten Jahjaga për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka pasur me Policinë e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.