presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga vizitoi SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot SOS fshatin e fëmijëve në Prishtinë dhe kaloi disa momente me fëmijët dhe drejtuesit e këtij institucioni.

Presidentja Jahjaga bisedoi me udhëheqjen e SOS fshatit të fëmijëve. Ajo u njoftua me funksionimin dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion.Gjithashtu, Presidentja Jahjaga u dha fëmijëve dhurata me rastin e festës së Vitit të Ri.Erdha këtu që të jem me drejtoreshën dhe gjithë stafin e qendrës SOS dhe më së shumti që të jem me fëmijët, që t’u shpreh atyre përkujdesjen time, që t’u shpreh përkujdesjen tonë si shoqëri, në vigjilje të vitit të ri, tha Presidentja Jahjaga gjatë vizitës.Ajo tha vizita në këtë institucion është shenjë për përkrahjen e saj, të Presidencës, të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të shoqërisë sonë për këta fëmijë që janë e ardhmja e shtetit tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.