DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëllon mbretëreshën e Danimarkës me rastin e vdekjes së Hans Haekkerup

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar telegram ngushëllimi mbretëreshës së Danimarkës, Margrethe II, me rastin ndarjes nga jeta të diplomatit danez, z. Hans Haekkerup.

Në telegram thuhet:  E nderuara Shkëlqesi,Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të diplomatit, ish-përfaqësuesit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, z. Hans Haekkerup.Zotëri Haekkerup ka administruar në Kosovë në një periudhë të ndjeshme të protektoratit ndërkombëtar, kur misioni i OKB-së ka kontribuuar në konsolidimin e institucioneve të saj dhe në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse.Lutjet tona janë me familjen dhe me bashkëpunëtorët e tij në këto momente dhimbjeje.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.