DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga vizitoi pjesëtarin e EULEX-it, të plagosur në sulmin në afërsi të Zveçanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, vizitoi pjesëtarin e EULEX-it, që u plagos sot paradite në afërsi të Zveçanit.

Presidentja Jahjaga shprehu ngushëllimet e saj për humbjen e jetës së një pjesëtari të policisë së EULEX-it, ndërkaq pjesëtarit të plagosur i uroi shërim të shpejtë.
 
Presidentja e Republikës së Kosovës, gjithashtu, shprehu përkushtimin e institucioneve të vendit dhe përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për misionin e EULEX-it për të vendosur rend dhe ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
 
“Do të qëndrojmë bashkë, pranë njëri-tjetrit, që ta kalojmë këtë moment të rëndë,” tha Presidentja Jahjaga. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.