Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot selinë e EULEX-it. Me këtë rast, ajo u nënshkrua në librin e zisë, të hapur me rastin e vdekjes së pjesëtarit të këtij misioni, Audrius Šenavičius nga Lituania, i cili u vra dje në mëngjes në një sulm në afërsi të Zveçanit.
Me këtë rast, Presidentja Jahjaga shprehu dhimbjen e saj për vdekjen e z. Šenavičius. Ajo çmoi kontributin e tij gjatë misionit në Kosovë dhe i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe misionit në kuadër të të cilit ai veproi në vendin tonë.