DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti në takim lamtumirës koordinatoren e programeve për zhvillim të OKB-së, Osnat Lubrani

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës koordinatoren e programeve për zhvillim të OKB-së, njëherësh shefe e UNDP-së, znj.Osnat Lubrani, dhe pasardhësin e saj në këtë post ,z. Andrew Russell.

Presidentja Jahjaga e falënderoi znj. Lubrani për kontributin që UNDP-ja ka dhënë në forcimin e funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës  dhe përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin e projekteve për çështje gjinore. Presidentja Jahjaga i dëshiroi mirëseardhje koordinatorit të ri të programeve për zhvillim të OKB-së njëherësh shef i UNDP-së, z. Andrew Russell, dhe i shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për vazhdim dhe thellim të bashkëpunimit.Koordinatorja e programeve për zhvillim të OKB-së njëherësh shefe e UNDP-së  znj. Osnat Lubrani, tha se UNDP-ja i ka përshtatur projektet në përputhje me prioritetet e institucioneve të Kosovës. Ajo theksoi se UNDP-ja dhe UNKT-ja përmes projekteve synojnë afrimin sa më të madh të Kosovës me institucionet e OKB-së.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.