presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga vizitoi Kompleksin Memorial në Prekaz

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot Kompleksin Memorial në Prekaz dhe vendosi kurora lulesh mbi varrin e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Në këtë periudhë feste, kemi ardhur që t’i nderojmë të gjithë ata veprimtarë, të gjithë ata atdhetarë që kanë kontribuuar në mënyrë të vazhdueshme për popullin tonë dhe për kombin tonë”, tha Presidentja Jahjaga në një deklaratë bërë gjatë kësaj vizite. Duke përkujtuar se nesër është ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, Presidentja Jahjaga tha se kemi ardhur këtu që të tregojmë respektin institucional por edhe njerëzor.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.