DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në ceremoninë solemne të Kuvendit të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, ku, në kuadër të shënimit të 100-Vjetorit të Pavarësisë, u nderuan firmëtarët e Aktit të Pavarësisë, anëtarët e qeverisë së Lushnjes dhe udhëheqës të kryengritjeve në trevat shqiptare.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha, udhëheqës të lartë shtetërorë të Shqipërisë e të Kosovës, si dhe përfaqësues të shumtë politikë e familjarë të figurave të rëndësishme historike nga të gjitha trevat shqiptare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.