Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka uruar Mbretëreshën Elizabeth II, me rastin e lindjes së Princit Mbretëror.
Në urim thuhet: Madhëria Juaj,Në emrin tim dhe në emër të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, dëshiroj të përcjell urimet dhe përgëzimet më të sinqerta Madhërisë Suaj, Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit si dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar për lindjen e Princit Mbretëror.I dëshirojmë një jetë të lumtur dhe të bekuar Princit mbretëror dhe harmoni familjes së Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.Ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, urimet e mia më të përzemërta dhe konsideratën time më të lartë.Sinqerisht,Atifete JahjagaPresidente e Republikës së Kosovës
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN