presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u takua me zonjën Madeleine Albright

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Londër, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Roli gruas për paqen e sigurinë” u takua sot me ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, zonjën Madeleine Albright.

Presidentja Jahjaga dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Albright, biseduan për pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri si dhe avancimin e të drejtave të tyre. Zonja Albright e përgëzoi Presidenten Jahjaga për punën e saj në për prezantimin e shtetit të Kosovës dhe angazhimin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut të qytetarëve të Kosovës si dhe vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe avancimin e proceseve demokratike në vend.Madeleine Albright e përgëzoi Presidenten Jahjaga, për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut në Bruksel.Presidentja Jahjaga e falënderoi ish sekretaren amerikane të shtetit për gjithë punën dhe angazhimin e saj për Kosovën dhe për avancimin e proceseve demokratike në vend. Ajo thekoi se ndihma e SHBA-së për Kosovën është jetike dhe vlerësoi se angazhimi amerikan në rajon kontribuon në stabilitetin e tij.Presidentja Jahjaga tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, përmes procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, ndihmon në vendosjen e paqes dhe lehtëson jetën e qytetarëve ngatë dyja anët e kufirit. Ajo vlerësoi se marrëveshja e arritur, të premten, do të ndihmojë në relaksimin e marrëdhënieve dhe do të avancojë procesin e integrimeve evropiane të të dyja shteteve. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.