DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u takua me ish-përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Kosovën, ambasadorin austriak Wolfgang Petrich

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” me ish-përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Kosovën, ambasadorin austriak Wolfgang Petrich.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Petrich për gjithë kontributin dhe angazhimin e tij për Kosovën në të gjitha periudhat që prej para dhe gjatë luftës, si dhe periudhës së shtet-ndërtimit. Ajo tha se Republika e Kosovës është shndërruar në një faktor të paqes dhe të stabilitetit në rajon dhe po kontribuon në forcimin e fqinjësisë së mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit.Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike dhe theksoi se institucionet e vendit janë të përkushtuara për të ndërtuar një shtet ligjor dhe demokratik, ku të gjithë qytetarët, pa dallim, gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta.Ambasadori Wolfgang Petrich përgëzoi Presidenten për përparimin e Kosovës në të gjitha fushat dhe për hapat e rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Ai theksoi se e ardhmja e Kosovës dhe e të gjitha shteteve të rajonit të Ballkanit është në Bashkimin Evropian.Takimi me ambasadorin Petrich u zhvillua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u nis për vizitë shtetërore në Austri, me ftesë të Presidentit austriak, zotëri Heinz Fischer. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.