Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Afganistanit në Sofje, jorezident në Kosovë, z. Siaullah Mahmud, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga i shprehu falënderimin ambasadorit afgan për njohjen e së Republikës së Kosovës, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së saj.Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është sukses i përbashkët i institucioneve, popullit të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë. Në këtë kuadër theksoi rëndësinë e ndihmës nga Republika Islamike e Afganistanit për konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare .Ambasadori i Afganistanit në Sofje, z. Siaullah Mahmud shprehu gatishmërinë e vendit të tij për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës.