presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Kuvajtit, Najeeb Al-Bader

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, ambasador jorezident në Republikën e Kosovës, z. Najeeb Al-Bader, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kuvajtit dhe theksoi se thellimi i bashkëpunimit është në interes të të dyja vendeve. Ajo tha se ky bashkëpunim është me rëndësi të shtrihet në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të investimeve.Presidentja Jahjaga tha se Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe promovuese e marrëdhënieve të mira fqinjësore.Ambasadori i Kuvajtit, jorezident në Republikën e Kosovës, z. Najeeb Al-Bader e siguroi Presidenten Jahjaga se Kosova gëzon mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij në të gjitha fushat me interes dypalësh.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.