DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u takua me ambasadoren Melanne Verveer

Presdientja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të New York ka takuar ambasadoren e SHBA-së për çështjet globale dhe të gruas, Melanne Verveer.

Presidentja Jahjaga dhe ambasadorja amerikane Verveer kanë biseduar për mbarëvajtjen e organizimit të konferencës ndërkombëtare të gruas në Prishtinë “Partneriteti për ndryshim: Fuqizimi I Gruas” që mbahet në fillim të muajit tetor. Presidentja Jahjaga është mikpritëse dhe organizatore e Konferencës, me ndihmën e gjithanshme financiare e organizative të USAID dhe të NDI. Presidentja Jahjaga theksoi se Konferenca do të ofrojë mundësi të mëdha për të trajtuar temat që kanë të bëjnë me fuqizimin e rolit të gruas në shoqëritë në tranzicion dhe posaçërisht në rajonin e Ballkanit. Ajo tha se Kosova ka shembuj të mirë në avancimin e pozitës së gruas. Ambasadorja Verveer e vlerësoi rolin e Presidentes Jahjaga dhe në veçanti angazhimin e saj për të drejtat e gruas në Kosovë dhe në botë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.