presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u kthye nga vizita disaditore në New York

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u kthye në Kosovë nga vizita disaditore në New York.

Gjatë javës së punimeve të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidentja Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të SHBA-së Barack Obama, ku pjesëmarrës ishin edhe presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm të shumë vendeve të botës. Presidentja Jahjaga gjatë qëndrimit të New York takoi sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe zhvilloi bisedime bilaterale edhe me presidentët e Austrisë, Bullgarisë dhe të Estonisë si dhe u takua me udhëheqës të tjerë botërorë në disa pritje të  organizuara gjatë kësaj jave të Asamblesë së Përgjithshme. Ajo mori pjesë edhe në konferencën e organizuar nga Presidenti Bill Clinton “Clinton Global Initiative”, ku personalitete të ndryshme të botës diskutojnë çështje globale. Gjithashtu Presidentja Jahjaga mori pjesë edhe në nismën e organizuar nga sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, “Equal Futures Partnership”, një nismë e SHBA-së dhe 12 partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për fuqizimin politik e ekonomik të gruas. Pressdentja Atifete Jahjaga mbajti një fjalë në Kolegjin Barnard të Universitetit Columbia, në temën përfshirja e gruas në shërbimet publike dhe ishte në një panel të përbashkët me kryeministren e Tailandë, Yingluck Shinaëatra, kongresisten, Jane Harman, të dërguarën e posaçme të sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton për komunitetin mysliman, Farah Pandith dhe përfaqësuesen  e posaçme të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së kundër dhunës ndaj fëmijëve, Marta Santos Pais.  Në fillim të vizitës së saj në New York, Presidentja Jahjaga mori pjesë edhe në shënimin e 16 vjetorit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) dhe mbajti një fjalë rasti.   

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.