presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në përfundimin e renovimit të kishës së Shën Nikollës në Bogoshevë të Prizrenit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në ceremoninë e përfundimit të renovimit të kishës së Shën Nikollës në fshatin Bogoshevë të Prizrenit.

Në ceremoni ishin të pranishëm ambasadorja e SHBA në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, si dhe zyrtarë të tjerë. “Ju përshëndes, në këtë akt simbolik por shumë të rëndësishëm për këtë anë, renovimin e kishës së Shën Nikollës në Bogoshevë, e cila që nga shekulli i katërmbëdhjetë ka funksionuar në këto hapësira, si vend i tubimit të besimtarëve dhe qytetarëve. Si Presidente e Kosovës, angazhohem fuqimisht që banorët të kthehen në shtëpitë e tyre, që bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen tonë”, tha Presidentja Jahjaga me këtë rast. Kisha e Shën Nikollës në Bogoshevë të Prizrenit është rinovuar nga OJQ “International Relief Development”, me financim nga Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.