Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u nderua nga Kongresmeni demokrat Elliot Engel në një mbrëmje të organizuar nga Women in Foreign Policy Group kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kongresmeni Engel, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, i dhuroi Presidentes Jahjaga flamurin amerikan të cilin ai e kishte valuar në nderim të mandatit të saj 5-vjeçar në Kongresin amerikan.Me këtë rast, kongresmeni Engel falënderoi Presidenten Jahjaga për punën e saj si Presidente dhe thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë mes dy popujve.