presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga takoi Ndihmës Sekretaren amerikane të shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi në Uashington Ndihmës Sekretaren amerikane të shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, zonjën Victoria Nuland, me të cilën diskutuan për gjendjen politike në Kosovë dhe situatën e përgjithshme në rajon.

Presidentja Jahjaga e njoftoi Ndihmës Sekretaren Nuland për përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar dialogun mes pozitës dhe opozitës në Kosovë dhe për të ofruar zgjidhje institucionale që do të ndihmonin në tejkalimin e situatës politike të krijuar në vend.Presidentja Jahjaga po ashtu diskutoi për procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë për ekstremizmin e dhunshëm dhe kontributin e Kosovën për t’u përballur me këtë fenomen.Presidentja Jahjaga e theksoi nevojën e përgjithshme për një angazhim më të madh evropian dhe amerikan që do t’i ndihmonte shtetet e rajonit të konsolidojnë demokracitë e tyre dhe të forcojnë sundimin e rendit dhe ligjit në kuadër të integrimeve evropiane.Presidentja Jahjaga gjithashtu njoftoi Ndihmës Sekretaren Nuland me përmbushjen e obligimeve për themelimin e Gjykatës Speciale nga institucionet e Kosovës dhe përkushtimin e Kosovës që t’i respektojë obligimet ndërkombëtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.