Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u takua në Uashington me ish-sekretaren amerikane të shtetit, zonjën Madeleine Albright.
Presidentja Jahjaga dhe ish-sekretarja Albright diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe rajon. Presidentja Jahjaga e falënderoi ish sekretaren amerikane të shtetit për bashkëpunimin dhe për angazhimin e saj të vazhdueshëm për Kosovën dhe avancimin e proceseve demokratike. Ish sekretarja Albright e përgëzoi Presidenten Jahjaga për punën e saj gjatë mandatit të saj në prezantimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe angazhimin për fuqizimin e demokracisë në Kosovë.