presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Ulrike Lunaçek, raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe deputeten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek.

Takimi u përqendrua rreth zhvillimeve të fundit ne Kosovë si dhe Raportin e radhës të Progresit nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë për të përafruar institucionet e Kosovës me agjendën evropiane.   Ulrike Lunaçek e falënderoi Presidenten për takimin dhe i dëshiroi suksese të mëtutjeshme në punët e saj për të tejkaluar sfidat e shumta me të cilat po ballafaqohet Kosova. Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek kërkoi përshpejtimin e obligimeve që rrjedhin nga Raporti i Progresit të vitit 2009 për Kosovën, përfshirë këtu edhe miratimin dhe zbatimin e ligjeve nga institucionet e Kosovës.     Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga tha se Kosova ka një agjendë të qartë evropiane me aktivitete të shumta të vazhdueshme në zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit për Kosovën. Ne veçanti, Kosovës do t’i ndihmonte në rrugëtimin e saj evropian liberalizimi i vizave për lëvizje të lirë në Evropë për qytetarët e Kosovës, si dhe përshpejtimi i marrëdhënieve kontraktuale me BE-në. Presidentja Atifete Jahjaga e rikonfirmoi se në agjendën e saj evropiane Kosovës vazhdon t’i ofrojë mbështetje të plotë dhe përkrahje prezenca e institucioneve evropiane.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.