Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim themeluesen e organizatës joqeveritare “Njerëzit shtatshkurtër të Kosovës”, Hilmnijeta Apuk, e cila është njëra nga gjashtë fitueset e çmimit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
Presidentja Jahjaga e përgëzoi zonjën Apuk për çmimin ndërkombëtar dhe i shprehu mbështetje për angazhimin e saj në respektimin e të drejtave të njeriut.
Në takim ishte edhe Diana Toska, drejtoreshë e organizatës “Njerëzit shtatshkurtër të Kosovës”.