presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti përfaqësues të biznesit gjerman

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Komitetit gjerman për marrëdhënie ekonomike me Evropën Lindore, i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv, zotëri Rainer Lindner.

Presidentja Jahjaga tha se Gjermania është një prej partnerëve më të rëndësishëm strategjikë të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e fuqizimit  të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.
 
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është e përkushtuar për t’i kryer të gjitha reformat dhe për të pasur një luftë efikase kundër korrupsionit, si dhe për krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme për ardhjen e investitorëve të huaj dhe për investimin e kapitalit.
 
Drejtori ekzekutiv i Komitetit gjerman për marrëdhënie ekonomike me Evropën lindore, z. Rainer Lindner, theksoi se kjo vizitë është sinjal i fuqishëm për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim të theksuar ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Ai tha se biznesi gjerman duke qenë aktiv në Kosovë do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe të përgjithshëm të vendit tonë.
 
Komiteti gjerman për marrëdhënie ekonomike me Evropën lindore është union i shoqatave më të rëndësishme që përfaqësojnë komunitetin e biznesit në Gjermani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.