presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Ganës në Turqi, jorezident për Kosovën, z. Alhaji Ibrahim Abass

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Ganës në Republikën e Turqisë, jorezident për Kosovën, z. Alhaji Ibrahim Abass, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Abass për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në punë. Ajo theksoi rëndësinë e njohjes së Republikës së Kosovës nga Republika e Ganës dhe njëherësh shprehu besimin se procesi i njohjes së Kosovës nga vendet afrikane do të vazhdojë.

Ambasadori i Ganës në Republikën e Turqisë, jorezident për Kosovën, z. Alhaji Ibrahim Abass, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Republikës Kosovës.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.