DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti në takim përcjellës ambasadoren e Kosovës në Belgjikë, Mimoza Ahmetaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim përcjellës, para nisjes në detyrë, ambasadoren e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, znj. Mimoza Ahmetaj.

Presidentja Jahjaga theksoi se është e rëndësishme që marrëdhëniet shumë të mira bilaterale midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, të avancohen në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë.

Ajo  tha se Brukseli është qendër e rëndësishme për Kosovën, pasi që është selia e institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ambasadorja  Mimoza Ahmetaj shprehu përkushtimin për të kryer me përgjegjësi të gjitha detyrat, me qëllim të përfaqësimit sa më të denjë të interesit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, por edhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare me seli në Bruksel.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.