presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një delegacion nga Forumi Rajonal i Feministeve të Reja 2013

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion nga Forumi Rajonal i Feministeve të Reja 2013.

Presidentja Jahjaga, theksoi se Kosova ka shënuar përparime në respektimin e të drejtave të gruas dhe vlerësoi rëndësinë e fuqizimit të rolit të gruas me theks të veçantë në proceset e vendimmarrjes.Presidentja theksoi se Republika e Kosovës ka një kuadër të mirë ligjor për barazinë gjinore, në përputhje edhe me standardet ndërkombëtare, por tha se duhet që ligjet të zbatohen në praktikë, duke mundësuar kështu përfshirjen e gruas në të gjitha fushat.Përfaqësueset e Forumit Rajonal të Feministeve të Reja, thanë se është e domosdoshme që të zbatohet ligji për arsimin parauniversitar, me qëllim që secila vajzë ta gëzoj të drejtën për shkollim dhe edukim. Ato thanë se gjithashtu është e rëndësishme që të vetëdijesohen prindërit për mos ndërprerjen e shkollimit në veçanti atij parauniversitar. Feministët e reja, kërkuan mbështetje nga Presidentja Jahjaga që kuota prej 30% të grave në vendimmarrje të zbatohet si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal të vendimmarrjes.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.