Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takime të ndara, përcjellëse para nisjes në detyrë, ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë, z. Ilir Dugolli, dhe ambasadoren e Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, zonjën Shkëndije Sherifi.
Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet që ka Republika e Kosovës si me Mbretërinë e Suedisë poashtu edhe me Republikën e Kroacisë, duke theksuar se këto marrëdhënie duhet të thellohen edhe më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të investimeve të huaja.Ambasadori Dugolli dhe Ambasadorja Sherifi u zotuan për përfaqësim sa më të denjë të interesit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë dhe në Republikën e Kroacisë.