presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Japonisë në Vjenë, jorezident për Kosovë, Makoto Taketoshi

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Vjenë, jorezident për Kosovë, z. Makoto Taketoshi, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e falënderoi Japoninë për ndihmën e vazhdueshme që po i  jep qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Ajo theksoi nevojën për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve midis dy vendeve, sidomos në sferën e  zhvillimit ekonomik.
Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Taketoshi punë të suksesshme gjatë misionit të tij.

Ambasadori  i Japonisë,  z. Makoto Taketoshi  shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të thelluar bashkëpunimin bilateral me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.