presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga në vizitë zyrtare në Republikën e Gjermanisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka arritur në Berlin të Republikës së Gjermanisë në vizitë zyrtare, me ftesë të Presidentit të Gjermanisë, zotëri Joachim Gauck.

Presidentja Jahjaga do të takohet me Presidentin Gauck, të enjten, për të biseduar për agjendën evropiane të Kosovës, zhvillimet aktuale në vend dhe për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Presidentja Jahjaga do të takojë edhe një grup të përfaqësuesve diplomatikë në Berlin. Ajo do të mbajë edhe një ligjëratë në Institutin gjerman për studime të jashtme DGAP, përpara një audience të diplomatëve dhe njohësve të rrethanave në Evropën Juglindore.

Presidentja Jahjaga do të flasë edhe për përpjekjet institucionale dhe mekanizmat e krijuar në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përpara përfaqësuesve të organizatave humanitare në selinë e Human Rights Watch (HRW) në Berlin.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.