Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës shefin e divizionit për zgjedhje në OSBE, Hugh Fulton.
Presidentja Jahjaga vlerësoi angazhimin dhe punën e z. Fulton, si dhe kontributin që ka dhënë në Kosovë gjatë procesit të zgjedhjeve. Ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të OSBE-së, me qëllim të ruajtjes së standardeve ndërkombëtare si në procesin e zgjedhjeve ashtu edhe në zhvillimin e demokracisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.Zoti Fulton e vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen që institucionet e Kosovës i ofrojnë misionit të OSBE-së dhe gjithashtu vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë.