presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Edmond Mulet

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Misionet Paqeruajtëse, zotëri Edmond Mulet.

Presidentja Jahjaga e njoftoi zotin Mulet me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, për procesin e dialogut me Serbinë dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen këtë të diele. Ajo theksoi se të gjithë qytetarët duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit legjitim.Presidentja Jahjaga tha se për 15 vjet Kosova ka arritur përparim të konsiderueshëm në fuqizimin e institucioneve demokratike dhe në partneritet me komunitetin ndërkombëtarë ka ndërtuar një shtet gjithëpërfshirës.Presidentja Jahjaga shprehu përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara dhe tha se institucionet e Kosovës do të kontribuojnë që në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare të përmbyllin me sukses misionin e UNMIK-ut në Kosovë.Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Misionet Paqeruajtëse Edmond Mulet, vlerësoi përparimet e arritura në Kosovë dhe theksoi përkushtimin e institucioneve ndërkombëtare për avancimin e të gjitha proceseve në Kosovë. Ai tha se dialogu dhe përafrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian mbesin shtyllat qendrore të angazhimit të OKB-së në Kosovë.Z. Mulet falënderoi Presidenten Jahjaga për përfaqësimin e Kosovës në Këshillim e Sigurimit dhe për rolin e Presidentes për partneritetin me OKB-në. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.