presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga dhe Drejtoresha e USAID, Maureen A. Shauket, nënshkruan amendamentimin e Marrëveshjes për Grantin e Objektivave Zhvillimore

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Drejtoresha e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Maureen A. Shauket, nënshkruan sot amendamentimin e Marrëveshjes për Grantin e Objektivave Zhvillimore, të nënshkruar në vitin 2013.

Fondet nga kjo  marrëveshjeje janë duke u përdorur për aktivitete në fushat e sundimit të ligjit dhe qeverisjes, aktivitete për rritjen e investimeve dhe punësimin në sektorin privat, si dhe programe për përmirësimin e kapitalit njerëzor në Kosovë.  Amendamentimi siguron një rritje të vlerës në shumë prej 2,000,000 dollarësh amerikanë dhe modifikimit të buxhetit në përputhje me këtë.  Kjo pjesë e shtuar e mjeteve financiare sjell totalin e fondeve të zotuara deri më tani në kuadër të Marrëveshjes deri në 40,994,028 dollarë amerikanë. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e vlerësoi tepër të rëndësishme përkrahjen e Qeverisë  amerikane përmes USAID-it. Ajo tha se me këtë marrëveshje SHBA-të dëshmojnë përkushtimin e  tyre për zhvillimin e Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe ekonomisë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.