presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uroi Presidentin e ri të Ukrainës, z. Petro Poroshenko

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram urimi Presidentit të ri të Ukrainës, z. Petro Poroshenko.

Në urim thuhet: Ekselenca Juaj, Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal ju përgëzoj për fitoren tuaj si President i Ukrainës dhe ju dëshiroj një mandat të suksesshëm, duke konsoliduar demokracinë në vendin tuaj dhe duke e udhëhequr drejt një të ardhmeje prospreuese. Duke ju zgjedhur Ju, populli i Ukrainës ka folur qartë dhe zëshëm, në unitet, për të shfaqur mbështetjen për vizionin dhe lidershipin tuaj, që do të sigurojnë unitet politik dhe përparim ekonomik, garantues të suksesit të ardhshëm të vendit tuaj. Populli i Kosovës do të qëndrojë pranë popullit të Ukrainës, duke punuar drejt arritjes së këtyre qëllimeve dhe në arritjen e pajtimit aq të nevojshëm, pas të cilit vendi juaj do të dalë më i fortë. E mirëpres mundësinë që të diskutojmë konsolidimin e Kosovës si shtet dhe vizionin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta. Sinqerisht,  Atifete JahjagaPresidenteRepublika e Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.