presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, zonjën Sonja Biserko

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, zonjën Sonja Biserko, të cilën e falënderoi dhe e përgëzoi për punën e saj të palodhshme në fushën e mbrojtjes dhe avancimit të drejtave të njeriut.

Me këtë rast, Presidentja Jahjaga ia dorëzoi asaj diplomën dhe medaljen humanitare “Nëna Terezë”, për veprimtarinë dhe kontributin në fushën humanitare, me të cilën e kishte dekoruar më 17 shkurt 2013.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.