presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore për hebrenjtë që pësuan gjatë Holokaustit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në zbulimin e pllakës përkujtimore për hebrenjtë që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokaustit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi, ambasadori i Izraelit Yossef Levy si dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.Kjo ngjarje u zhvillua në kuadër të Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë, që po mbahet në Prishtinë nga data 20 deri më 26 maj 2013. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.