presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, Bob Corker

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan, Senatorin Bob Corker.

Presidentja Jahjaga dhe Senatori Corker diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Republikës së Kosovës, bashkëpunimin rajonal dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Presidentja Jahjaga falënderoi Senatorin Corker dhe Kongresin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, zhvillimin dhe të ardhmen e saj demokratike. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova po e konsolidon demokracinë e saj të brendshme dhe përfaqësimin e saj ndërkombëtar, dhe mbetet një faktor i paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit.Presidentja Jahjaga tha se Kosova është një rrëfim i suksesit të përbashkët të institucioneve dhe popullit të saj, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, dhe vlerësoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kongresit amerikan për Ballkanin dhe për procesin  e integrimit euroatlantik të shteteve të këtij rajoni.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.