DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga prit një delegacion me përfaqësues të Komunitetit Ashkali

Presidentja e Republikës se Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion me përfaqësues të Komunitetit Ashkali, i cili udhëhiqej nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi, në prag të 15 shkurtit, Ditës së këtij komuniteti.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi zotin Ademi dhe anëtarët e tjerë të këtij delegacioni për punën dhe angazhimin e tyre konkret në përmirësimin e kushteve të jetës dhe të punës për të gjithë përfaqësuesit e komunitetit ashkali në Kosovë.Deputeti Danush Ademi e falënderoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen e vazhdueshme që i ka ofruar këtij komuniteti në realizimin e plotë të të gjitha të drejtave të tyre të garantuara me kushtetutën e vendit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.