presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Kryeministrin Thaçi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçi, me të cilin bisedoi për situatën aktuale dhe për koordinimin dhe bashkëpunimin institucional.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e njoftoi Presidenten Jahjaga për procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut.Kryeministri i Republikës së Kosovës e informoi Presidenten Jahjaga edhe për procesin e reformës zgjedhore, në funksion të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në afatin e paraparë kushtetues dhe ligjor.Kryeministri Thaçi e njoftoi Presidenten Jahjaga edhe për takimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që do të mbahet në Prizren, për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve dhe për përparimin e agjendës evropiane.Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dha mbështetje procesit të dialogut dhe theksoi se procesi i integrimeve evropiane për të gjitha vendet e rajonit të Evropës Juglindore lehtësohet përmes bashkëpunimit ndërmjet tyre në të gjitha fushat dhe ndërtimit të fqinjësisë së mirë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.