presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Mesazhi i Presidentes Jahjaga me rastin e Krishtlindjeve ortodokse

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka uruar besimtarët ortodoksë dhe qytetarët me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

Në mesazhin e urimit të Presidentes Jahjaga thuhet:Të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës u shpreh urimet e mia më të përzemërta me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse.Uroj që këtë ditë feste ta kaloni në atmosferë mirëkuptimi e dashurie për njëri-tjetrin, në gëzime, me familjet dhe me më të dashurit tuaj.Gjithashtu, uroj që në këtë ditë të shënuar, në familjet e të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës të mbretërojë paqja, lumturia dhe begatia. T’i gëzohemi të arriturave tona të përbashkëta në vitin që po lëmë pas, si dhe të lutemi për një jetë më të mirë e më të begatë në vitin në të cilin sapo kemi hyrë.Gëzuar dhe me fat! Atifete Jahjaga,Presidentja e Republikës së Kosovës 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.